ISHP-ja pranoi donacion të laptopëve nga Asociacioni Alumni

Institutit për Shëndet Publik me grant nga Ambasada Amerikane sot iu dhuruan laptopë nga Asociacioni Alumni – Maqedoni e Veriut-SHBA. Laptopët do të shërbejnë për mbledhjen dhe analizën e të dhënave të COVID-19. Kryetarja e Asociacionit Verica Jordanova deklaroi se laptopët do të përdoren për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me krizën e Kovid-19 midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Bullgarinë dhe Greqinë.

“Ky projekt tashmë jep rezultate të shkëlqyera dhe shkëmbimi i informacionit në nivelin më të lartë midis këtyre vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe masat në kohë për të mbrojtur kundër virusit koronavirusi”,tha Verica Jordanova, kryetare e MAAA.

Luk Zahner, zëdhënës në Ambasadën e SHBA-së në vend, theksoi se donacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur institucionet lokale në Maqedoninë e Veriut në luftën kundër epidemisë.

“Shpresoj që ky kontribut do të jetë ndihmë për luftën tonë kundër koronavirusit dhe gjithashtu edhe për partneritetin tonë kundër kësaj krize”, theksoi Luke Zahner, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane.

Drejtori i ISHP-së Shaban Memeti pohoi se donacioni i sotëm është vazhdim i mbështetjes së Ambasadës amerikane dhe USAID-it për forcimin e kapacitetit të Institutit.

“Kjo është vazhdimësi e ndihmës që SHBA i jep Institutit të Shëndetit Publik, duke filluar nga përforcimi i kapaciteteve të laboratorëve të mikrobiologjisë që qytetarëve të ju përgjigjemi në kohë të caktuar në detektim të Covidit-19 dhe tani kemi donacion të laptopëve për anketat epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik dhe ky institut i ndihmon në vazhdimësi Qendrës për Shëndet Publik”, Shaban Memeti, drejtor i Institutit për Shëndet Publik.

Memeti tha se ISHP arrin që për një ditë të bëjë deri në 1500 teste për koronavirus dhe se kanë kapacitetet për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.