Ish ushtarët e UÇK-së të hënë shpërndajnë maska falas për qytetarët

Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova 98-99” të hënën nis aksionin “Mbaj dhe ti masken”, ku do të dhurohen 500 maska për OJQ dhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, njoftoi përfaqësuedja e shoqatës, Shkëndije Hoda.

Kjo shoqatë tubon rrethe vete ish ushtarët të UÇK-së dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, që kërkojnë ndriçim të krimeve serbe, por herë pas here ndërmerr edhe aksione vullnetare me karakter social dhe humanitar, siç është ky aksion për shpërndarjen e maskave falas.

Ndryshe, Përfaqësuesit nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, deri tani kanë dorëzuar 14 kontigjente të padive kundër kriminelëve serb.