Ish-luftëtari i UÇK-së e pret 2021 me breshëri “kallashi” dhe ka një mesazh për shokët në Hagë

Një “breshëri kallashi” i ka paraprirë më pas festës së fishekzjarreve. Kjo ishte mënyra me të cilën ish-ushtari i UÇK-se, Enver Shala, priti ndërrimin e viteve në Gjermani.

Në fakt arma nuk është e vërtetë por një lodër dhe aplikohet për festa, raportojne mediat kosovare.

Mësohet se kjo “armë” vetëm bën zhurmë dhe e kanë në përdorim shumë familje gjermane.

Shala nuk ka kursyer edhe komentet për Gjykatën Speciale ndërsa inkurajon bashkëluftëtarët në Hagë se do të dalin prej andej faqebardhë.

“Rroftë UÇK-ja” e mbyll ai mesazhin.

Enver Shala ishte dhe kandidat për deputet i Nismës në zgjedhjet e fundit.