Isa Mustafa arrin në Kuvend

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të mbahet takimi i radhës me kreun e VV-së, Albin Kurtin, në përpjekjet për arritjen e një koalicioni.

Kurti para këtij takimi ka paralajmëruar se sot me shumë gjasë do të arrihet një marrëveshje, ndërkohë nga çasti në çast pritet që edhe kreu i VV-së të arrijë në Kuvend për takimin.

Sot ndërkohë presidenti Thaçi ka caktuar 24 dhejtorin si datë për të konstituuar Kuvendin./Insajderi.com