Intervista/Drejtori Abdusamed Shabani: Higjiena Komunale-Shkup, me sukses dhe përgjegjësi është angazhuar për pastërtin në pandemi

 Top-News: Sa e keni pasur të vështirë të funksiononi në këtë kohë të pandemisë?

Abdusamed Shabani: Në fillim të pandemisë kemi pasur vështirësi me masat të cilat i morri Komisioni i Shëndetësisë ku caktoi orarin e punës i cili nuk ishte i përshtatshëm për Ndërmarrjen tonë,ku si pasojë u paraqitën deponi të vogla përreth kontejnerëve, mirëpo me kërkesat tona që këto masa për caktimin e kohës së punës të ndryshohet dhe mos të vlejnë për ne,puna dhe pastrimi i qytetit të Shkupit filloi të normalizohet dhe tash e tutje pastrimi i rrugëve zhvillohet sipas planit operativ, gjithashtu edhe mbledhja dhe transportimi i mbetjes bëhet sipas planit operativ, pa ngecje.

Padyshim se nuk është e lehtë. Sidomos, na radhë të parë, duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit e të punësuarve tanë të cilët për çdo ditë ndodhen në vijën e parë të rrezikut.

Por falë punës së vyer dhe te palodhshme të tyre, si dhe organizimit  të mirë nga shtabi i krizës që e kemi formuar, kuptohet me përpjekje të shtuara, por me sukses, e tejkalojmë këtë situatë tejet të vështirë për të gjithë ne. Si Ndërmarrje, me punën  tonë mendoj që e kemi  dëshmuar të jemi në maje të detyrës sonë. Shtatë herë në javë dhe në tri ndërrime bëhet mbledhja dhe transporti i mbetjes komunale, njëkohësisht duke u kujdesur për mirëmbajtjen e pastërtisë e gjashtë milion metër katrorë të sipërfaqeve trafikut publik.

 Top-News: A ka kapacitet në mjete higjienike dhe personel të mjaftueshëm, që Higjiena Komunale Shkup, të kryej obligimin e saj ndaj qytetarëve, tani në kohën e pandemisë globale Covid-19?

Abdusamed Shabani: Po kemi kapacitetet të mjaftueshme për kryerjen e shërbimeve të banorëve të qytetit të Shkupit.

Personel të mjaftueshëm po, mirpo ajo që na mungon janë automjetet komunale pa të cilat e kemi edhe të vështirë funksionimin e Ndërmarrjes. Kontributi jonë gjatë kohës së pandemis ka qenë kryesisht në larjen e rrugëve kryesore në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, dezinfektimi i tyre, dezinfektimi i enëve për mbetje, pajisja e punëtorëve me maska dhe me mjete për mbrojtje nga COVID-19.

Top-News: Si bëhet mënyra e pagesës nga ana e shfrytëzuesve të shërbimit, a përdorni sistemtë pagesës online ?

Abdusamed Shabani: Deri tani pagesa e kërkesave për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale është kryer në bankë,  postë, apo në arkën tonë. Se fundmi, pra nga data 1 qershor kemi futur në përdorim edhe sistemin e onlajn për pagesë elektronike, me çka presim që dukshëm do të lehtësohet mënyra e pagesës, risi e cila vlenë si për persionat fizik po ashtu edhe për ato juridik.

 Top-News: Pse dëmtohen kontejnerët dhe kjo a bëhet me qëllim? A keni arritur të zbuloni, se pse ndodh kjo si akt u shëmtuar?

 Abdusamed Shabani: Kjo është si pasojë shumëvjeçaree pakujdesisë së qytetarëve të cilët në enët për mbetje hedhin materie djegëse, sidomos në kohën e dimrit. Ndodh edhe prej disa kërkuesve që hulumtojnë nëpër kontejnerë dhe ndezin zjarr përreth kontejnerëve. Por nuk përjashtohen edhe djegiet e qëllimta, të gjitha rastet janë të denoncuara te organet kompetente.

 Top-News: A keni arritur që t’i pastroni deponitë e egra?

Abdusamed Shabani: Edhe pse pastrimi i deponive të egra nuk është nën kompetencën tonë por në kompetencat e Qytetit të Shkupit, të komunave dhe të Ministrisë së Ekologjisë mirpo angazhimi im ka qenë permanent, gjatë këtyre viteve lufta me deponit e egra vazhdon.

Për çdo ditë ekipet tona sidomos në mbrëmje, deponit të cilat kryjohen për një periudhë të shkurtur mundohemi t’i pastroj dhe të njëjtat t’i vëzhgojmë të mos përsëritën por për fat të keq në disa komuna shfaqen fotografi të njëjta. Shfrytëzoj rastin që të bëj apel organeve kompetente gjegjësisht inspektorateve që të jenë më prezent në terren dhe të ndëshkojnë personat e pa përgjegjëshëm dhe të ndalojnë paraqitjet devijante për hedhje të pa kontrolluar të mbetjeve.

Ne si Ndërmarrje në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe të gjitha komunat do të vazhdojmë t’i pastrojmë deponit të cilat paraqiten në vende dhe lagje të caktuara.

 Top-News: A mendoni se Shkupi është I pastër, ashtu si metropolet evropiane?

Abdusamed Shabani: Shkupi në përgjithësi në bazë të vlersimeve tona me punën që kemi bërë dhe me vlersimin e qytetarëve, në bazë të terrenit që po operojmë, vlersojmë që është i pastër duhet akoma angazhim më i madh jo vetëm i joni si Ndërmarrje por edhe i qytetarëve, institucioneve sepse mbrojta e mjedisit është përgjegjësi e jona. Ajo që mungon është vetëdija e ulët e disa indivitëve në disa lagje të Shkupit ku në orët e vona nga hedhja e pakontrolluar e mbjetjeve japin një pasqyrë jo të mirë në lagjet ku jetojnë.

Top-News: Sa Higjiena Komunale-Shkup, ka edhe ndjesinë të jetë Ndërmarrje humanitare në rast nevoje?

Abdusamed Shabani: Si Ndërmarrje dhe udhëheqësi i këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe por edhe në të kaluarën së bashku me Këshillin Drejtues të Ndërmarrjes, Sindikatin kemi dal në ndihmë në rast nevoje, kemi pasur aksione humanitare, kemi ndihmuar shoqata joqveritare, sportistë të ndryshëm, nxënës të dalluar, familje në nevoj, persona me nevoja të veçanta dhe shpresojmë se edhe në të ardhmën do kemi mundësi të ndihmojmë në raste të tilla.

 Top-News: Higjiena Komunale-Shkup, sipas Jush a ofron shërbimin e duhur, apo ende duhet reformuar kjo ndërmarrje Publike apo duhet pajisur ende me mjete pune?

Abdusamed Shabani: Higjiena Komunale – Shkup, si çështje parsore ka pasur pastërtin dhe mirëmbajtjen e saj, funksionimin normal të  oborreve ricikluese në Vardarishte dhe Karposh, ku kemi arritur punën tonë tek pjesa e riciklimit,  edhe atë e kemi arritur me një reformim brenda përbrenda institucionit në tërësi në Administratë, e në veçanti në Sektorin Operativ ku kemi bërë ndrshime dhe ajo që na pret është pajisja e Ndërmarrjes me automjete të reja komunale dhe atë e kemi si prioritet në të ardhmen.

Top-News: A keni ndonjë bashkëpunim me Ambasadat e huaja në Maqedoninë e Veriut, apo Organizata për të bashkëpunuar më shumë, që ata të ju ndihmojnë?

Abdusamed Shabani: Si çdoherë kemi pasur aksione të ndryshme për pastrim dhe për të dhënë një mesazh se të gjithë duhet të kujdesemi për higjienën, na janë bashkëngjitur edhe Ambasadat e huaja, Organizatat e ndryshme, Shoqatat joqeveritare, Institucionet shtetërore me një numër të konsiderueshëm të tyre, kemi nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi, bashkëpunimi ynë do të vazhdon edhe në të ardhmen.

Top-News: Si e keni bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit dhe komunat ku ju operoni?

Abdusamed Shabani: Po thuaj se me të gjitha komunat jemi në bashkëpunim, jemi munduar që të mos bëjmë ndarjen e tyre. Angazhimi ynë është i njëjtë në të gjitha komunat çdo kërkese  të tyre drejtuar Higjienës Komunale ju kemi përgjigjur pozitivisht, puna dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen do vazhdon. Ndërsa sa i takon Qytetit të Shkupit kemi pasur donacione të ndryshme dhe ajo që na kanë premtuar është pajisja me automjete të reja nga ana e Qytetit të Shkupit.

Top-News: Faleminderit

Abdulsamet Shabani: Faleminderit