Interesim tejet i lartë për vaksinim kundër gripit sezonal

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal. Interesi i qytetarëve është tepër i madh. Megjithatë, sot kanë mundësi që të vaksinohen vetëm qytetarët e Shkupit, ata të Negotinës dhe të Kavadarcit, pasi vaksina ende nuk ka arritur deri tek të gjitha qytet në vend. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Viktor Isjanovski, deklaroi se në kryeqytet, vaksinimet po bëhen në të gjitha pikat vaksinuese.

Kemi 2500, e do të marrim ende vaksina edhe ata janë të shpërndarë që në mëngjes në gjashtë pika vaksinimi nëpër Shkup, të cilat do të fillojnë vaksinimin nga ora 16.00 deri në 19.00 që të mos përzihen të shëndoshët me të sëmurët”-tha Viktor Isjanovski, Shtëpia e Shëndetit Publik, Shkup.

Mjekja Daniella Markovska, thotë se nga vitit në vit, rritet interesi i qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen kundër gripit sezonal. Megjithatë shton se është shumë me rëndësi ky vaksinim, sidomos në këtë periudhë të pandemisë nga Covid19.

Mendohet se është shumë me rëndësi që të vaksinohemi për shkak se aktorët tjerë mund të kontribuojnë në zgjerimin më të madh të gripit, edhe pse nuk pritet numër i madh i gripit këtë vit”-theksoi Daniella Markovska, mjeke.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nesër dhe pasnesër, vaksinën e gripit sezonal do ta shpërndajnë në të gjitha Shtëpitë e Shëndetit në vend. Ky është viti i tretë që sigurohet vaksinim pa pagesë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve mbi 65 vjet, gratë shtatzëna, nëpunësit shëndetësor dhe fëmijë deri në 5 vjet.