Inspektorët largohen nga zyrat e “Besa Trans-Shkup”

Inspektorati Shtetëror për Transport është larguar nga zyrat e zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB” në Shkup. Inspektorët pas realizimit të kontrolleve, kanë mbyllur dyert e objektit dhe kanë vendosur letrat ngjitëse të Inspektorati Shtetëror për Transport.

Siç raporton TV21, inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona.

Ndërkaq, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë i ka hequr licencën e punës kompanisë “Besa Trans BTB”.