Inspektohen vdekjet e pacientëve në moshë të re, që vdiqën nga korona virusi

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Në vijim janë nëntë inspektime të jashtëzakonshme për pacientë më të rinj, të cilët kanë vdekur nga Kov id-19.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ( ISHSSH) po kryen nëntë inspektime të jashtëzakonshme për pacientë në moshën më të re, të cilët fatkeqësisht e humbën betejën me Kovid-19, informoi drejtoresha e inspektoratit, Irinka Sotirova Buhova.

Drejtoresha në konferencën e sotme për shtyp theksoi që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ISHSSH filloi dhe përfundoi 21 inspektime të jashtëzakonshme. Për të njëjtit, ata kanë iniciuar fillimin e mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme profesionale, të cilat nuk kryhen nga ISHSSH, të bëhen nga Ministria e Shëndetësisë ose Oda Mjekësore.

E pyetur nëse kanë ndonjë ankesë nga qytetarët në lidhje me mjekimin e papërshtatshëm nga mjekët, Buhova tha se nuk kanë marrë ndonjë ankesë në ditët e fundit.

“Në ditët ose javët e fundit nuk kemi marrë ndonjë ankesë nga qytetarët në lidhje me mjekimin e papërshtatshëm nga ana e mjekëve. Ne po i bëjmë inspektimet e jashtëzakonshme sipas informatave të arritura, me iniciativën e ISHSSH-së, me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Buhova.

Ajo informoi se mbikëqyrja në spitalin klinik në Manastir lidhur me ngjarjet aktuale është akoma në vazhdim.

“Atë që mund t’ju them për sa i përket kapaciteteve që nga fillimi i mbikëqyrjes në mëngjes, për të njëjtin spital është se në qendrën për kovid-19 dhe të gjitha infeksionet e tjera të frymëmarrjes, spitali i Manastirit disponon me 33 shtretër, nga të cilët 68 ishin të mbushur në mëngjes. Ekziston një furnizim qendror me oksigjen për 50 shtretër, për të tjerët ka dy të mëdha dhe për secilën ka nga një bombole më të vogël”, shtoi Buhova.