Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ingrit Gjoni, së fundmi ka qenë e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, derisa ka pranuar disa të vërteta që kanë të bëjnë me pamjen e saj.
Meqenëse gjithnjë shfaqet e kuruar e me xixa, si në klipe e po ashtu edhe në përditshmëri, Gjoni tha se nuk do heq dorë asnjëherë për asgjë që e bën të ndjehet mirë.
Në muzikë, ajo më tej pohoi se ka qenë e përkëdhelur dhe se ka ekperimentuar me argumentin se ka bërë atë që ka dashur publiku.
Teksa po fliste për pamjen e jashtme, artistja Gjoni me natyrën e saj energjike e pranoi për herë të parë në ekran se ka kryer ndërhyrje estetike.
“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe”, ka thënë Gjoni.
“Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp” ka vazhduar më tej ajo duke u shprehur se buzëve të bëra ia ka parë hajrin.