Ilire Dauti: Çdo fëmijë në Maqedoni lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti.

“Ky shtet gjendet në situatë që i rrit kuadrot i shkollon i arsim i mbërrin në një nivel shkollimi sigurisht që ka shpenzime dhe në fund si kuadro të përgatitur po shkojnë dikund tjetër, që d.m.th se ne nuk jemi në gjendje të ndërtojmë një strategji për të mbajtur kuadrot tona.

Të gjithë jemi dëshmitar të një rritjeje të borxhit publik sa që kemi arritur në atë situatë çdo banor i RMV-së, tani më është i ngarkuar me 3 mijë euro borxh publik”, theksoi në emisionin Click Plus në TV21, Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.