AC Milan sot do të luajë kundër skaudrës Crotone, dhe Ibrahimovic është padyshim i interesuar të arrijë shifrën e 500 golave, transmeton lajmi.net.
Edhe pse është bërë protagonist i lajmeve të ndryshme të racizmit por edhe nje hetimi nga Prokuroria federale, për incidentin me Romelu Lukakun, në derbin ndaj Interit, Ibra sot do të mund të arrijë një rekord të pabesueshëm personal.
39 vjeçari ka të shënuar 499 gola dhe i duhet vetëm edhe një gol që të arrijë shifrën e 500 golave.
Suedezi ka shkëlqyer këtë sezon me “Rossonerët” ku ka shënuar 12 herë në 10 paraqitje, por që lëndimi i pësuar ia humbi plot dy muaj e gjysmë.
Me një fitore eventuale ndaj kalabrezëve, Milani do të ngjitej prap në pozitën e parë.