Ibrahimovic kthehet në Itali, e pret karantina 14 ditore

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në Milano të shtunën dhe do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë dy javë, para se t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Ish reprezentuesi suedez fillimisht ka kërkuar një datë të saktë për rifillimin e Serie A, para se të vendos për rikthim në Itali, por tani ka pranuar të kthehet, pasi stërvitjet kanë filluar.

Milan fillon sot stërvitjet individuale, pas testimit të plotë të lojtarëve dhe stafit të tyre.

Por, 38 vjeçari Ibrahimovic, duhet të kalojë 14 ditë izolim.

La Gazzetta dello Sport raporton se Ibra do të zbarkojë në Milano mes ditës së premte dhe të shtune, dhe do të jetë i gatshëm të kthehet në stërvitje më 24 maj.