Ia preku gruan, Milot Llalloshi deshi t’ia këpus dorën kuzhinierit turk

Milot Llalloshi është njëri nga këngëtarët që pëlqehet dhe kërkohet shumë në mbrëmje të ndryshme muzikore e gëzime familjare.

Ai bashkë me motrën Edonën për vite i sollën publikut këngë hite dhe atmosferë në ahengjet familjare.

Miloti po vazhdon suksesshëm karrierën por edhe jetën private. Ai ka një familje të shëndetshme pranë të cilës ndihen të lumtur.

Miloti shpesh është në ballinat e mediave roze me bashkëshorten e tij Erxhinen. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze të cilët quhen Priam & Roma.

Çifti këto ditë po qëndrojnë në qytetin e bukur të Stambollit nga ku po ndajnë imazhe të shumta për publikun.

Ata janë takuar edhe me kuzhinierin e famshëm Nusret Hokce, por duket që nuk janë ‘ndarë’ mirë.

Teksa fotografohen me të kuzhinieri ia ka vënë dorën në qafë Erxhinës, ndërsa Miloti ka reaguar kështu:

“Kesh tu ja kput doren, veq hajt”, është mbishkrimi në foton e tyre. Sigurisht që kjo ishte një shaka e tij, përndryshe ata kanë shijuar ushqimin e shijshëm të Nusret-it.

Ndryshe, Nusret Hokce është kuzhinieri më i njohur me lëvizjen e tij unike të hedhjes se kripës mbi mish.