I shkruajnë Arianës: Mos u kthe nga Italia pa i bë analizat

Përveç se një personazh mjaft e komentuar për shkak të famës që mori falë bashkëshortit, Ariana po del të jetë edhe një femër mjaft e guximshme.

Derisa Italia po vuan nga paniku i sëmundjes alarmuese me emër ‘Corona virus’ që ka kapluar botën, Ariana pikërisht këto ditë ka gjetur që të vizitojë qytetin e bukur të Romës.

E kjo vizitë e saj, në një situatë që vjen e përkeqësohet nga minuti në minutë, ka bërë që edhe ndjekësit të komentojnë me fjalë nga më të ndryshmet.

“Po’t bjen korona virusi”, “Mos u ktheh pa i bo analizat!!!!”, Mos u kthe allahile nks se po na bjen naj far virusi e po na merr ne qaf”, janë disa prej komenteve që i janë adresuar Arianës me të postuar imazhet.

Ndryshe, bilanci i vdekjeve nga korona virusi në Itali ka mbërritur në 7, rastet e konfirmuara 229 dhe një i shëruar.

Lojtës Videosh