Hysni Ismaili: Shqiptarët e morën hisen e tyre në kulturë

“Shqiptarët e morën hisen e tyre në Ministrinë e Kulturës. Mbi 40% e programit vjetor të kulturës do u takojë shqiptarëve”, tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, gjatë takimit me mërgatën shqiptare në Berlin të Gjermanisë. Ai shtoi se: “Në qeverisjen e AlternAtivA-s në kulturë u hapën shumë institucione të reja kulturore, shtëpi kulture, festivale dhe projekte të reja kulturore”.