Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe aktualitetin politik.
Hoti ka thënë se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka falënderuar ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve mike, duke thënë se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
“Është në interesin e dy qeverive si vende mike, Kosovës dhe Kroacisë, vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri Hoti duke vlerësuar rolin e Kroacisë në kryesimin e Bashkimit Evropian.