Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Dita e Çlirimit është një prej ditëve më të veçanta në vend.
“Secili prej nesh në këtë ditë e kemi parasysh entuziazmin dhe emocionet që kanë përjetuar qytetarët derisa forcat e NATO-s futeshin në Kosovë”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.
“Ajo ditë është memoria jonë kombëtare që duhet ta mbajmë afër dhe të jemi falënderues për mbështetjen që kemi pasë nga partnerët ndërkombëtarë për lirinë që e gëzojmë sot”.
Hoti e ka nisur ditën duke bërë homazhe para shtatores së ish Presidentit Ibrahim Rugova, pllakës së ushtarëve të NATO-s të rënë në Kosovë dhe shtatores së heroit Zahir Pajaziti.