Hoti reagon për shpërthimin në Ferizaj, kërkon zbardhjen e rastit

Hoti me anë të një postimi në Facebook është shprehur shumë i tronditur nga lajmi për këtë shpërthim, duke nënvizuar faktin se nga të lënduarit ka edhe të mitur, shkruan lajmi.net.

Ai ka kërkuar që rrethanat e këtij rasti të zbardhen sa më shpejtë.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.

Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti.