Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott.
Me Abott, Hoti bënë të ditur se kanë diskutuar rreth çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë si dhe për sundimin e ligjit, njofton Klan Kosova.
”I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti në Twitter.