Hoti: Në Kosovën e vitit 2020 nuk mund të ketë qeveri autokratike që prish marrëdhëniet me SHBA-të

Hoti ka qenë i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeminsitrin Kurti duke thënë se Kurti me vendimet dhe veprimet e tij në qeveri dhe heqja dorë nga përgjegjësitë e tij ka kërkuar ta shkarkojë vetën.

Zv/kryeministri Hoti, gjithashtu tha se LDK ka qenë e përgjegjëshme dhe nuk ka qenë me qira në qeveri, por si zot shtëpie bashkë me Vetëvendosjen. Ai gjithashtu tha se neglizhenca dhe relativizimi i SHBA-ve nga Vetëvendosje ishte e papranueshme për LDK-në.

‘Kur më 6 tetor iu dha besimi nga ju këtij koalicioni qeverisës ne ishim të vetëdijshëm se vota juaj na kishte dhënë përsipër përgjegjësitë shtetërore. Ne planifikonim të nisnim një kapitull të ri të Kosovës, të rivendosjes së raporteve të miqësisë me SHBA-të dhe të marrim përgjegjësitë mbi dialogun. LDK e përkushtuar tërësisht t’i qëndrojë besnik këtij orientimi të saj programor nuk ka kursyer asnjë potencial që të hapë përspektivën për zhvillim. Miqtë e Kosovës ishin dhe mbesin krah nesh për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbyllur izolimin tonë ndërkombëtar. Ata na siguronin se një marrëveshje me Serbinë siguron njohje reciproke dhe hap rrugët ndërkombëtare të Kosovës. Angazhimi jonë në këtë qeveri ishte i përgjegjshëm. Kjo nuk ishte qeveri e Kurtit, por LDK-së dhe partnerëve të tjerë. Ne nuk kemi hyrë në këtë qeveri si qiranxhinjë por si bashkëqeverisës e zot shtëpie bashkë me kryeminsitrin Kurti. Heqja dorë e kryeministrit për të marrë përgjegjësitë e tij për dialogun me Serbinë ishte e papranueshme për LDK-në. Ne nuk mund të pranonim që qeveria e Kosovës të bëhet shkaktare e sanksioneve të SHBA-ve. Për neve është e papranueshme qasja neglizhente dhe relativizuese e Vetëvendosjes karshi SHBA-ve. Është e papranueshme është të jemi në qeveri kur partneri jonë feston kur ikin investitorët amerikanë. Si LDK i kemi kërkuar partnerit tonë qeverisës t’i marrë përgjegjësitë e plota kushtetuese mbi dialogun por nuk kemi parë as gadishmëri nga ata. I përshtetur për muri nga kërkesat amerikane, z.Kurti krijoni një strategji dalëse nga ky koalicion me shkarkimin e z.Veliu, LDK u bind se Kurti po kërkonte shkarkimin e tij nga qeveria. Pas shkarkimit të Veliut, ai e emëroi ushtrues detyre zv/ministrin e VV-së dhe jo të LDK-së për t’i mundësuar vetit shumicën qeverisëse të marrë vendime siç dëshiron. Kurti dëshiron që partneri qeverisës t’i shërbejë atij dhe kjo është e papranueshme për ne.”, tha Hoti.

Më tutje, Hoti i ka thënë Kurtit se në Kosovën e vitit 2020 nuk mund të ketë qeveri që shkatërron raportet me SHBA-të dhe nuk mund të ketë autokraci.

Ai në fund i ka bërë thirrje deputetëve të votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Nuk mund të ketë qeveri demokratike në Kosovën e vitit 2020 që shkatërron raportet me SHBA-të dhe pamundëson shfuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Le të bëhemi të sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe të tregojmë se pa SHBA-të dhe BE është e pamundur të fuqizojmë Kosovën. Nuk ka vend për autokraci në demokracinë e Kosovës të vitit 2020. Bashkëpunimi pranon mendimin ndryshe, jo si vlerë e kufizim për veprim. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj detyrave që kemi marrë edhe si subjekt politik. Unë iu bëj thirrje deputetëve të mbështetet ky mocion.”, tha Hoti.