Hoti: Mezi pres të punojë me Qeverinë e re të Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
Kështu është shprehur, Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Qeveria e Kosovës, dhe unë personalisht, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.Ne jemi të vendosur të përqendrohemi sidomos në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike ndërmjet të dy vendeve tona”, ka shkruar ai.
Hoti po ashtu ka uruar kryeministrin Zoran Zaev, për mandatin qeverisës.