Kryeministri Avdullah Hoti e ka nisur ditën sot duke bërë homazhe te shtatorja e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Homazhet e sotme bëhen për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Përveç para shtatores së Rugovës, Hoti ka nderuar edhe ushtarët e NATO-s që kanë rënë në Kosovë si dhe ka vendosur lule edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.