Hoti akuzon Kurtin për shkelje të drejtave të njeriut, merret edhe me Vjosa Osmanin

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, thotë se nismat ligjore “parciale” nuk mund ta mbulojnë shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve që, sipas tij, e ka bërë Qeveria Kurti, duke thënë se njëkohësisht është duke e bankrotuar ekonominë “pa asnjë konsideratë”.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka lajmëruar dje se ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID 19. Sipas Hotit më këto nuk mund të mbulohet shkelja e Kushtetuetes e dëmtimi i ekonomisë që, sic thotë ai,  e ka bërë Kurti.

Hoti thotë se përballjen me pasojat ekonomike e sociale të pandemisë do të mund ta bënte vetëm një qeveri normale, me kompetenca te plota kushtetuese e legjitime.

Shkrimi i plotë:

“Supsendimi i demokracise, permes suprimimit te lirive themelore te njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetuten, duke bankrotuar ekonomine pa asnje konsiderate, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund te mbulohet me nisma ligjore parciale. Ne cilendo situate, keto nisma ligjore nuk do arrijne te hyjne ne fuqi ne kohe per te qene ne sherbim te menaxhimin te pandemise”, ka shkruar Hoti.

Kosova ka nevoje per Qeveri me kompotenca te plota kushtetuese, Qeveri legjitime qe merr persiper te krijoje konsensusin e nevojshem shoqeror per te mobilizuar te gjitha mundesite, brenda dhe jashte Kosoves, per te perballuar pasojat ekonomike e sociale te pandemise.

Kete gje mund ta beje vetem nje kryeminister e nje qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e ne respektim te ligjit dhe Kushtetutes.