Hong Kong, arrestohen disa persona për vandalizëm

Policia në Hong Kong ka njoftuar se ka arrestuar tre persona për lidhshmëri me vandalizëm në qytetin Kaulun.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar një vajzë 15 vjeçe, një djalë 16 vjeç dhe një 29 vjeçar për shkatërrim të autobusëve urban.

I dyshuari i katër është në arrati, njofton policia, transmetojnë mediat britanike.

Sipas raporteve policore, katër personat kanë hyrë në autobusë, kanë shtypur butonat për raste urgjente, ndërsa më pas kanë filluar me thyerjen e dritareve me çekan.

Është lajmëruar se edhe pesë persona kanë hedhur koktej molotovi në një restoran japonez, por se në incidentin nuk ka të lënduar.

Poashtu është lajmëruar se edhe disa persona kanë shkaktuar zjarr në rrugë në një pjesë të qytetit që shpeshherë është vend i përleshjeve të ashpra të demonstrantëve dhe policisë gjatë gjashtë muajve të fundit, aq sa zgjasin protestat në qytet.