Heqja e taksës iu kthye bumerang, Kurti ankohet se Serbia nuk po “mbushet mend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj lajmit se që kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, sot zyrtarisht ka deklaruar se kanë marrë notën verbale për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Sierra Leonet.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Kosova po shpreh gatishmëri për të vazhduar dialogun me Serbinë, por Serbia është ajo që bënë një hap prapa.

“Edhe pasi #Kosova tregoi vullnetin e mirë duke ngritur tarifën 100% për lëndët e para, #Serbia vazhdon me fushatën e saj të mos njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë, se Kurit ka thënë se taksa për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të largohet më 15 mars.

Lidhur me vendimi e Kurtit reagim ka pasur nga SHBA, të cilat kanë kërkuar që taksa të largohet plotësisht, vendimi i kryeministrit është përshëndetur nga BE, por edhe këta kanë kërkuar që të mos ketë reciprocitet.