Ai gjithashtu tha se këto ditë do të punojnë për marrëveshjen me Vetëvendosjen.
“LDK duke qenë partia më e vjetër në regjion është e vetëdijshme që qeveria e pakicës nuk funksionon në Kosovë. Nuk e votojmë e as nuk e shohim si zgjidhje. Në këtë vend ose duhet të udhëheqë në partneritet ose duhet formuar qeveri të mëdha sikur e kemi provuar më herët”, tha Haziri
Ai tha se më 6 tetor PDK është deklaruar si opozitë, ndërsa LDK-ja dhe Vetëvendosja për pozitë duke shtuar se konsultimet e sotme janë në funksionim të finalizimit të marrëveshjes politike me Vetëvendosjen.
“LDK prej ditës së parë që ka qenë e ftuar dhe e ka dhënë këtë kontribut në negociatat jo të lehta. Kemi arritur të përfundojmë të gjitha çështjet që na kanë dalluar në një dokument voluminoz që është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sot, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë ato”, tha ai.