Haxhiu: Do të ndihmojmë viktimat e dhunës në familje

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen këto qendra, përfaqësueseve të cilave iu ka premtuar përkrahje përmes përkujdesjes institucionale për këto strehimore të cilat kanë për qëllim të ofrojnë mbrojtje dhe të rehabilitim të viktimave të dhunës në familje, atyre të trafikimit si dhe rastet e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Sipas njoftimit të MD-së, ministrja po ashtu është informuar se mungesa e strehimoreve mbetet një sfidë shumë e madhe për shkak se kjo paraqet rrezik të lartë për të gjitha gratë dhe fëmijët të cilët në pamundësi strehimi, mbeten të rrezikuar nga ushtruesit e dhunës që shpesh ka çuar edhe në fatalitet.

Ministrja Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë.