Haradinaj: Qeveria Hoti s’është kundër askujt, por e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke uruar Qeverinë e re të Avdullah Hotit, tha se ajo nuk është kundër askujt, por e Kosovës.

“Kuvendi votoi qeverinë e re. Pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha në jetën e ekonomike të vendit, pra stagnim dhe mendojmë se me ditën e sotshme fillon normaliteti dhe kthimi në normalitet. Po ashtu duhet të vazhdohet me kujdesin për pandeminë”.

“Urime qytetarëve të Kosovës. Kjo qeveri nuk është kundër askujt, por është e Kosovës dhe do të ndihmojë Kosovën në këtë kohë të vështirë”, tha ai në një deklaratë për media.