Haradinaj për Shën Nënë Terezën: U bë sinonim i shpresës për miliona njerëz

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiun e njohur si Shën Nënë Tereza në përvjetorin e 110-të të lindjes.

Sipas të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shën Nën Tereza i dha shumë civilizimit botëror në të gjitha periudhat historike, njofton Klan Kosova.

“Sot në ditëlindjen e saj, kujtojmë bijën tonë që me fuqinë e saj rrezatuese mbeti e pavdekshme në historinë botërore”.

“Shenjtorja Nënë Tereza, erdhi në jetë 110 vite më parë, për t’u bërë sinonim i shpresës për miliona njerëz, shembull përkushtimi në mbrojtjen e jetës njerëzore. Shqiptarët përgjithmonë krenarë për Shën Terezen, të bekuar që botës i dhanë nobelisten e paqes, që dhuroi aq shumë dashuri për njerëzimin deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.