Haradinaj pas takimit me Thaçin: Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund

“Ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot Presidentit Thaçi ia sqarova qëndrimin tim dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë. Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar.

Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgaditjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë.

Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës.