Haradinaj: Kurti na quante kriminelë që po bashkëpunonim me Listën Serbe, sot vet po negocion me ta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se me veprimet e tij si ka ardhur në pushtet Albin Kurti nuk mund të quhet ndryshme pos mashtrues.

“Ai gjithmonë ka prolonguar bashkim kombëtarë, ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot flet për reciprocitet”.

Deputeti i AAK-së thotë se edhe takimi i sotëm me Listën Serbe ishte një dëshmi për Kurtin si “mashtrues”.

“Një kohë i quante kriminelë [Listën Serbe], na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vet po negocion me ta për të krijuar qeverinë e Kosovës bashkë me ta. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshme pos mashtrues”, tha ai.