Haradinaj: Do të kisha qejf unë ta hiqja taksën ndaj Serbisë

“Nëse na ofrohet taksa për njohje, pse jo”, është shprehur Haradinaj, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, në T7.

“Do të kisha qejf unë ta hiqja”, ka thënë shefi në largim i ekzekutivit të vendit.

Haradinaj ka thënë se taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia pajtohet me kontratë se do ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.