Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të ndodhë brenda 3-4 viteve të ardhshme

Fjalimet dhe vizitat e tij ne SHBA, në atë kohë si kryeministër, Haradinaj i quajti dëshmi të lidhjeve të forta që ka Kosova me SHBA-në.

“Me ta dhënë besimin ushtria amerikane për ushtrinë tanë është një ngjarje e madhe. Ne i kemi dy detyra të rëndësishme në Kosovë, edhe sa i përket sigurisë sonë, e para është zbatimi i planit të brendshëm 10 vjeçar këtu dhe me kriju besimin të ushtritë e NATO-s”, u shpreh i pari i AAK-së.

Tutje ai tha se dikush duhet të tregojë lidership dhe t’i tregojë të tjerëve që kjo ushtri është e dobishme për NATO-n.

“Amerika jo vetëm që po e merr FSK-në jashtë por po na ndihmon vazhdimisht që të krijohet besimi te vendet e NATO-s. Për me u anëtarësu ne NATO, nevojitet bashkëpunimi me Amerikën. Ky sukses që ndodhi me ushtrinë është një pjesë e veprimeve të mëtejme, një ndihmë në anëtarësimin në NATO”, shtoi Haradinaj në RTK.

Haradinaj i pyetur se kur mund të ndodh anëtarësimi në NATO, tha se Kosova nuk mund të anëtarësohet sivjet në NATO. Por kjo, por sipas tij kjo mund të ndodhë brenda 3-4 viteve të ardhshme.

Kosova sipas tij ka filluar etapën e parë të para anëtarësimit në NATO.

“Ne kemi filluar etapën e parë të para anëtarësimit në NATO. Ne kemi fillu me dhanë kontributin tonë. Lider e kemi Amerikën, kjo është etapa e parë. Nuk ndodh anëtarësimi këtë vit por ndoshta në 3-4 vitet e ardhshme. Por ne duhet të fillojmë punën qysh tash”, thotë ai.