Haradinaj: Albin Kurti po e ndjek një skenar të dyshimtë, mund të jetë i rrezikshëm

Ai ka thënë se e gjithë kjo mund të jetë një pretekst për shkaktim të krizës në veri, për ta legjitimuar ndarjen e asaj pjese.

“Albini ka hy në do lojëra. Ai është kah i grah një skenari të vet, por nuk e dimë qysh e çka. Edhe kur e thotë Agim Bahtiri vëllvrasjen, serbët munden me u përgaditë për me mbrojtë veten”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre thirrjeve. “Ky njeri që doli me këtë deklaratë, është qëllim për destabilizimin e veriut. Unë po i tregoj popullit që munden me pas skenare për me na nxitë në destabilizim, por mos bini pre e këtyre budallëve. Këta duan që të legjitimohet ndarja e veriut”, ka thënë Haradinaj.