Haraçinë, aderime të reja në ASH nga LSDM dhe BDI

Kryetari i Këshillit të Komunës së Haraçinës, Agron Beqiri, ka kaluar sot në radhët e Aleancës për Shqiptarët. Beqiri ka garuar në zgjedhjet e fundit lokale në radhët e LSDM’së, me çka pas zgjedhjeve u zgjodh e Kryetar i Këshillit. Bashkë me Beqirin, partisë së drejtuar nga Zadin Sela i është bashkuar edhe ish – këshilltari dhe ish – bartësi i listës së BDI’së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Haraçinë, Ibrahim Jahja, shkruan in7.

Jahja dhe Beqiri, sot kanë realizuar takim me Ziadin Selën ku edhe e kanë zyrtarizuar kalimin në këtë parti. Bashkë me to kanë qënë edhe përkraheës tjerë, ndërsa siç njoftojnë, bisedimet për kalimin e tyre në ASH kanë filluar prej më herët.

Sot, në Maqedoninë e Veriut ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 13, 14 dhe 15 Korrik.