Hapet në Shenzhen Panairi Ndërkombëtar i Industrive Kulturore

CFP
CFP

Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Industrive Kulturore të Kinës filloi të mërkurën në Shenzhen, në provincën Guangdong të Kinës jugore. Ai pritet të ketë një nxitje të re në zhvillimin e industrisë kulturore të vendit.

Panairi pesëditor i nivelit kombëtar, me ngjarje kryesisht me prani fizike, ka tërhequr më shumë se 3500 organe qeveritare, organizata kulturore dhe ndërmarrje, shkruan “Xinhua”.

Për herë të parë është krijuar një zonë ekspozite digjitale, për të nxjerrë në pah dhe promovuar lojtarët e tregut në nivel kombëtar, platformat kryesore dhe risitë më të fundit teknologjike në industritë kulturore.

Gjatë eventit pritet të organizohen forume, konferenca, nënshkrime kontratash dhe konkurse krijuese, për të shkëmbyer informacion dhe për të nxitur zhvillimin inovativ të industrive kulturore.

CFP

CFP

CFP

CFP

Që nga themelimi i tij në 2004, panairi kulturor ka pasur rritje të vazhdueshme të ekspozitave, numrit të vizitorëve dhe shkallën e ndërkombëtarizimit. Po ashtu, është bërë një platformë e rëndësishme për të promovuar zhvillimin dhe hapjen e industrive kulturore kineze. (Elona)