Nga sot, të gjitha plazhet përgjatë bregdetit janë hapur në Slloveni, nën rregulla të rrepta dhe masa parandaluese.
Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, njoftoi se për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në plazhe, distanca mes njerëzve nuk duhet të jetë më pak se 1,5 metra, ndërsa në ujë duhet të jetë dy metra.
Gjithashtu, nuk duhet të ketë grupim të njerëzve në ujë, më shumë se dy nëse nuk janë pjesë e së njëjtës familje apo amvisërie.
Për më tepër, operatorët e plazhit duhet të kujdesen për rendin dhe kapaciteti i vaskave duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Institutit.
Nëse të ftuarit duan të shkojnë në tualet, ata duhet ta bëjnë këtë ekskluzivisht duke veshur maska mbrojtëse, ndërsa pjesa e brendshme e ambienteve të hotelerisë në plazhe do të duhet të dezinfektohet rregullisht dhe plotësisht.
Autoritetet sllovene kanë njoftuar se shumica e hoteleve dhe ambienteve të akomodimit së shpejti do të jenë të hapura./MIA
Rajon-Botë Hapen plazhet në Slloveni