Halil Snopçe: Ministri Dimitrov ti kërkojë falje publike Shqipërisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me iniciativë të opozitës ka diskutuar për interpelancën e zv. Kryeministrit për EU-integrime Nikolla Dimitrov, mes shumë diskutimeve deputeti i Opozitës Shqiptare Halil Snopçe ka prekur një çështje me mjaft interes e që ka të bëjë me çeljen e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe ka thënë se Ministri Dimitrov duhet ti kërkoj falje Shqipërisë për shkak të akuzave që vitin e kaluar i kishte bërë politika zyrtare e Shkupit ndaj Shqipërisë së mosplotësimi i kushteve nga ana e tyre po e ngadalëson procesin e Anëtarësimit të Maqedonisë në BE, për faktin se BE i kishte futur në një pakët të dy vendet në procesin e integrimit.

Ja çka deklaroi Deputeti Snopçe:

T mobile In article [4] Laor
,,Keni bërë lobim dy vite radhazi në Unionin Evropian, që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria për shkak se keni vlerësuar se Shqipëria është peng dhe po e pengon Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit të sajë në Unionin Evropian.

E çka doli tani z. Dimitrov?

Na doli që pala bullgare kërkon që tani Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. D.m.th. se Shqipëria i plotëson kushtet për anëtarësim në Unionin Evropian ndërsa Maqedonia nuk i plotëson.

Tash i bie e kundërta. Maqedonia është peng i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Mendoj, që ju, si një diplomat me peshë, duhet që të kërkoni falje publike Tiranës zyrtare, duke kërkua falje dhe duke thënë që keni mashtruar dy vite radhazi që dështimin tuaj dhe arsyen e dështimit tuaj, fajin t’ja hidhni Shqipërisë.

Ne e dimë që Maqedonia, asnjëherë nuk e pranon fajin. Një herë ja hodhëm fajin Francës, herën tjetër Shqipërisë, pastaj Bullgarisë etj.

Pra, duhet të kërkojmë fajin te vetvetja jonë – ka thënë Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.