Haitham bin Tariq al-Said u betua për besnikëri të shtunën si Sulltani i ri i Omanit pas vdekjes së sundimtarit të deritanishëm Qaboos bin Said, njoftoi televizioni shtetëror i vendit, transmeton Anadolu.
Sulltan Qaboos ndërroi jetën në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Televizioni shtetëror i Omanit tha se autoritetet kanë hapur një letër të sulltanit të ndjerë sipas së cilës emëruan pasardhësin e tij, pa dhënë sqarime të tjera.
Qaboos bin Said ishte sulltan që nga viti 1970 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit. Ai ishte monarku që më së shumti qëndroi në fron midis sundimtarëve arabë të tanishëm.