“Unë mendoj se është kritike që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, kur njerëzit janë vërtet të frikësuar dhe në mes të kësaj pandemie mbarëbotërore, që në këto konferenca për shtyp, të ofrojë fakte”, i tha Hogan CBS të dielën, transmeton lajmi.net.
Hogan theksoi se ekipi i shtetit të tij për reagimin ndaj koronavirusit është përpjekur të bazojë të gjitha vendimet në informacionin e dhënë nga mjekët e shëndetit publik dhe epidemiologët dhe se ata “përpiqen t’i nxjerrin ato fakte para publikut në mënyrë që ata të dinë saktësisht se çfarë po ndodh”.
Presidenti amerikan kishte pyetur në konferencën e përditshme mjekët nëse është e mundshme që të injektohej dezinfektuesi i duarve, që të eliminojë përfundimisht koronavirusit.
Këtij propozimi iu është përgjigjur kandidati për president të SHBA-ve nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, nëpërmjet një cicërime ironizuese në ‘Twitter’.
“Nuk mund ta besoj se po e them një gjë të tillë, por mos pini domestos”, tha Biden.