Pep Guardiola ka identifikuar një përforcim të ri në Manchester City.
E përditshmja britanike “The Times” raporton se menaxheri i Citizens ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Gimenez, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, klubi madrilen nuk do të pajtohet lehtë me largimin e një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.
Guardiola beson se mund ta bind Atletico Madridin për shitjen e tij edhe pse klubi madrilen e vlerëson në 120 milionë euro.
25 vjeçari Gimenes është një shtyllë në formacionin e Diego Simeones.
Ai erdhi në klub më 2013 dhe ngadalë ka zënë vend të rëndësishëm te ekipi nga Wanda Metropolitano.