Grubi: Sa më shpejt të hapen xhamitë

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi mbrëmë në Click Plus në Tv21 tha se dëshiron që sa më shpejtë gjatë muajit të Ramazanit të hapen xhamitë dhe qytetarët të kryejnë obligimet e tyre fetare.

“Unë dëshirojë që sa më shpejt të hapen xhamitë gjatë këtij muaji të shejntë të Ramazanit” u shpreh Grubi

Sa i përket orës policore, ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se ora policore duhet të hiqet dhe ti takoj historisë.