Grubi: Nuk jemi të dëshpëruar nga BE, për vendin nuk ka alternativë tjetër

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5 me gazetarin Goce Mihajlloski është shprehur se nuk është i dëshpruar nga Bashkimi Europian pasi vendi nuk ka alternativë tjetër dhe motivuese janë sinjalet që vijnë nga qeveria e re e sapoformuar në Bullgari për zgjidhjen e kontestit dhe nga vetë Bashkimi Europian.

“Jo nuk jam aspak i dëshpëruar, pasi që për mua, për BDI-në, për të gjithë qytetarët në veçanti për shumicën parlamentare rruga europiane e vendit tonë nuk ka alternativë tjetër, është ardhmëria e vetme e mundshme e vendit tonë për atë arsye nuk dëshpërohemi dhe do të vazhdojmë.

Ishin motivuese porositë nga ana e Bullgarisë dhe nga Qeveria e re atje, edhe qytetarët e dinë se Bullgaria 8 muaj nuk kishte Qeveri, 3 tentativa dhe zgjedhje dhe 2 herë nuk arritën ta bëjnë dhe para disa ditëve arritën të bëjnë qeverinë dhe shumicë parlamentare.

Kemi ndjekur dhe mendoj se nuk kemi pengesa për rrugën tonë, ne mendojmë se asesi nuk janë të nevojshme 6 muak, por janë të nevojshme 6 ditë që të ulemi dhe ti harmonizojmë qëndrimet për çështjet e diskutueshme që të mund të qasemi drejt mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. – është shprehur Grubi.