Grubi: Ata (opozitën) nuk e shpëton VMRO-ja e asnjë koalicion, BDI janë shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se ata (opozitën) nuk i shpëton as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit, informon GAZETA.MK

“Nuk e di a e patë një takim buzë liqenit para dy ditëve? Nuk i shpëton vëllezër, as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit. Ramiz Merkos me udhëzim të Ali Ahmetit e patë që i qëndron në dispozicion i gjithë parlamenti me Talat Xhaferin, e gjithë Qeveria me Fatmir Besimin, Bujar Osmanin, Jeton Shaqirin, Kreshnik Bekteshin, Naser Nuredinin, 5 zëvendësministra, 5 sekretarë shtetëror, me dhjetëra drejtor e zëvendësdrejtor, të gjithë jemi ushtarë të Ramiz Merkos,” ka deklaruar Grubi.