Greqia njoftoi se do të fillojë rihapjen graduale të disa linjave detare dhe ajrore, në mënyrë që të lehtësojë kthimin e turistëve, nëse pandemia nuk merr përmasa shqetësuese në vend.
“Që nga e hëna, qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër territorin e Greqisë, të shkojnë në Kretë me varkë ose në ishullin Evia në rrugë tokësore”, njoftoi sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias.
Për transportin detar, pasagjerët duhet të plotësojnë një pyetësor mbi gjendjen e tyre shëndetësore, të mbajnë maskë, të masin temperaturën para se të hipin në bord dhe të respektojnë distancat e caktuara në anije të mbushura në 50% të kapacitetit të tyre.
Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe kur të rifillojnë linjat midis Italisë dhe Greqisë, si edhe për të gjithë ishujt e tjerë grekë.