Greqia pezullon fluturimet deri më 15 maj

Pezullimi i fluturimeve për dhe nga aeroportet në Itali, Spanjë, Turqi, Britani e Madhe, Holandë dhe Gjermani është zgjatur deri më 15 maj, njoftoi të mërkurën Autoriteti i Aviacionit Civil Europian.

Pezullimi i fluturimeve shtrihet si një masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Në rastin e Gjermanisë, janë lejuar vetëm fluturimet nga dhe në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Përjashtuar nga masat janë fluturimet e ngarkesave sanitare, humanitare, shtetërore, emergjente, ushtarake dhe të ekuipazhit, si dhe fluturimet e Frontex, fluturimet për riatdhesimin e qytetarëve grekë dhe fluturimet mbështetëse të sistemit të kujdesit shëndetësor.