Autoritetet greke kanë vazhduar masën e karantinës së detyrueshme prej 14 ditëve për shtetasit e huaj. Masa për parandalimin e përhapjes së Covdi-19 do të vlejë deri më 31 maj të vitit 2020.
Agjencia e Aviacionit Civil të Greqisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile, ka lëshuar udhëzime specifike për pasagjerët që vijnë në vend me aeroplan, me përjashtim të fluturimeve transitore, fluturimeve shtetërore, të shëndetësisë, humanitare, ushtarake, dhe fluturimeve të ngarkesave dhe fluturimeve të Fronteks.
Me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të Greqisë nga java e kaluar fluturimet nga dhe për në Greqi nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia janë ndaluar përkohësisht deri më 14 qershor të këtij viti, ndërsa për lidhjen ajrore me Italinë, Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Holandën, ndalimi është i vlefshëm deri më 31 maj të vitit 2020.