Në dy rajone periferike të Greqisë janë konfirmuar dy raste të virusit të Nilit Perëndimor, që njëherësh janë edhe rastet e para për këtë vit. Nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqisë thonë se pritej të ketë raste të këtilla duke pasur parasysh se gati çdo vit gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës “paraqiten raste në disa rajone në Greqi”.
Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, ky virus në Greqi është i pranishëm që nga viti 2010, ndërsa deri vitin e kaluar, në periudhën 2010-2019 janë regjistruar gjithsej 1.216 raste dhe prej të cilave 170 kanë përfunduar me fatalitet.
Gjatë periudhë së vitit 2015 – 2016 nuk ishte regjistruar asnjë rast, ndërsa më së shumti të infektuar dhe raste të vdekjes ka pasur në vitin 2018, respektivisht – 317 raste dhe 51 të vdekur.
Vitin e kaluar ishin regjistruar 227 raste, ndërsa si pasojë jetë kanë ndërruar 35 persona.