Greqi, konfirmohen 66 raste të koronavirusit të ri

Pas takimit të djeshëm të mbajtur të kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis me ministrat kompetentë, sipas paralajmërimeve, sot pritet Ministria e Arsimit e Greqisë të dalë me kumtesë për mbylljen e mundshme të shkollave, ndërsa paralelisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend u rrit në 66, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mbrëmë vonë, pasi që kishte përfunduar takimi i pasdites në pallatin e kryeministrisë, Ministria e Shëndetësisë e Greqisë kumtoi se është konfirmuar rasti i 21-të me Kovid-19.

Prej 66 personave të infektuar me koronavirusin e ri, rasti i 51-të është i lidhur me grupin që kanë qenë për pelegrinazh në Izrael dhe Egjipt, përkatësisht 47 anëtarë të grupit dhe katër kontakte të tyre.

Në spitale në Selanik, Athinë dhe Patrë janë hospitalizuar 22 persona, ndërsa një i infektuar me Kovid-19 edhe më tej është me pneumoni serioze, i shtruar në repartin për kujdes intensiv në Patrë, përderisa 43 ndodhen në izolim shtëpiak.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, dje pasdite kur në Greqi u konfirmuan 45 raste të koronavirusit të ri, mbajti takim me ministrat kompetentë ku u vlerësua situata e shëndetit publik dhe pasojat ndaj ekonomisë.

Nga kabineti i kryeministrit kumtuan se masat shtesë do t’i publikojnë ministritë kompetente.