Greqi, 38 persona vdesin nga gripi sezonal

Nga fillimi i muajit tetor të vitit të kaluar, përfshirë 2 shkurtin 2020, nga gripi kanë vdekur 38 persona në Greqi, ndërsa vetëm për një javë janë regjistruar 15 raste të vdekjes, sipas të dhënave nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik.

Nga të vdekurit, 17 janë burra, 21 gra, të moshës prej 4 deri në 91 vjet. 36 për qind nga të vdekurit i përkasin grupit të lartë të rrezikuar për të cilën sugjerohet vaksinimi nga gripi.

Sipas të dhënave, vetëm për një javë, në periudhën prej 27 janarit deri më 2 shkurt 2020, 15 persona kanë vdekur nga gripi sezonal, 32 janë të pranuar në spital, ndërsa në kujdesin intensiv, që nga fillimi i muajit tetor të vitit 2019, gjithsej janë shtruar në spital 136 persona./mia